Report TV - Opozita braktis sërish seancën: Nuk u plotësuan tre kërkesat

Report TV 2016-03-04

Views 0

Duartrokitjet për konsensusin pas miratimit të akteve nënligjore për dekriminalizimit, nuk zgjatën shumë.Opozita braktisi sallën duke bërë të qartë se maxhorancës I duhej të përmbushte ende 3 kushte të tjera të saj në mënyrë që të rikthente marrëdhënien normale në kuvend.

Për ish kryeministrin Berisha tashmë niste një faze e re të cilën e etiketoi si ? më shumë se bojkot?

?Kjo e sotmja është më shumë se bojkot, të gjitha opsionet janë të hapuara, është i hapur edhe dezintegrimi i Parlamentit?- është shprehur ish kryeminsitri Sali Berisha pasi deputetët e opozitës braktisën sallën.

Largimi me ligj i Armando prengës, dërgimi në kushtetuese për interpretim I ligjshmërisë së mandatëve të depueteve kokëdhima, leskaj dhe suli , të cilët akuzohen për përfitim fondesh publike. Si dhe mos bllokimi i komsioneve hetimore të kërkuara nga opozita, janë 3 kushtet e tjera me të cilat opozita kushtëzon praninë në kuvend.

Share This Video


Download

  
Report form