Moti i keq, ndërprerje energjie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjithë vendi është përfshire nga kufizime te energjisë elektrike për shkak te situatës se renduar te reshjeve te shiut. Kjo ka ardhur si pasoje e defekteve të shkaktuara por ne shume raste, kompania OSHEE është detyruar të stakoje energjinë për shkak se nënstacionet janë përmbytur. Nje pjese e mire e kryeqytetit per ore te tera ka qene pa energji, siç janë zona e porcelanit, ish kinostudio, rruga Bardhyl, Kombinat etj. Në disa zona energjia eshte kthyer, ndërsa ne disa te tjera po punohet per riparimin e defekteve. Edhe pse 1500 punonjës të kompanisë OSHEE janë angazhuar në terren per të mbajtur situatën nen kontroll, serish gjendja mbetet problematike. Ndërkohë kompania njofton se jane ne furnizim te plote me energji te gjitha objekte e rendësise se veçante, konkretisht spitalet, hidrovorët, objektet e pushtetit qendror e vendor. Brigadat e avarisë në Durrës kanë riparuar defektin në linjën e Shijakut, e për rrjedhojë kanë marrë energji disa zona në Durrës, por disa te tjerë ende janë ne terr. Ndërsa energjia është rikthyer dhe në nënstacionin e Kasharit, por raportohen defekte në linjat e tensionit të mesëm e për pasojë kanë mbetur pa energji një pjesë e zonës së Kamzës dhe Vorës. Zonat me të prekura nga defektet në rrjetin e shpërndarjes janë rajonet e Tiranës, Beratit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës, Burrelit si dhe rajoni i Elbasanit, kryesisht në zonat rurale dhe të largëta, ndërsa në zonat urbane ka një përmirësim përsa i takon riparimit të defekteve. Ndërkohe situata e reshjeve po monitorohet edhe nga korporata elektroenergjitke. Prurjet jane te mëdha ndaj Korporata ka nisur shkarkimet nga dy hidrocentralet, ai i Komanit dhe Vau i Dejës me qellim per t?i mbajtur nen kontroll.

Share This Video


Download

  
Report form