http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës arrestoi edhe dy persona te tjere te dyshuar per terrorizëm dhe veprime kundër rendit dhe sigurisë ne vend, duke e çuar ne 9 shifrën e te arrestuarve gjate ditëve te fundit. Operacioni u zhvillua ne tre zona, ne Kaçanik, Viti dhe Mitrovice. Policia beri te ditur vetëm inicialet e dy te prangosurve, L. G. dhe A. M, te cilëve iu caktua masa e ndalimit policor 48 orësh. Ditën e shtune ne pranga përfunduan 7 persona, gjate nje operacioni rajonal qe u shtri përveç Kosovës, edhe ne Shqipëri e Maqedoni. Te arrestuarve iu caktua masa e paraburgimit prej nje muaji. Prokuroria e Posaçme e Kosovës, sqaroi se ata po përgatisnin sulme ne Kosove dhe Ballkan dhe ishin ne kontakt me xhihadistin Lavdrim Muhaxheri. Sipas informacioneve, 7 personat do te kryenin sulme mbi ndërtesa te ndryshme, mes te cilave edhe institucionet e sigurisë. Prokuroria pretendon se njeri nga te arrestuarit per një periudhe kohe i është bashkuar ISIS ne Siri. Qe nga viti 2012 mbi 300 kosovare kane marre pjese ne luftërat jashtë vendit, ne Siri dhe Irak. 35 prej tyre jane dënuar nga Gjykatat. Vitin e kaluar parlamenti miratoi nje ligj qe parashikon dënime deri ne 15 vjet burg, per ata qe marrin pjese, nxisin apo mbështesin përfshirjen ne konfliktet jashtë Kosovës.