http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një anketë të bërë nga qeveria shqiptare rezulton se 78 % e të pyeturve janë shprehur se mbështesin aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Kjo shifër është bërë publike nga ministri i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj, i cili në një konferencë të organizuar nga fakulteti i ekonomisë tha se nuk ka vend të flitet për shtet policor, por për mirëqenie të shqiptarëve. Ahmetaj tha se qeveria ëhstë përballur në dy zgjedhje të vetme te çështja e energjie: luftën ndaj borxheve dhe vjedhjes ose falimentimin e sistemit. sipas tij, nëse do të vazhdonte kështu, në 2016-ën Shqipëria nuk do të kishte me drita. Ministri pranoi se ende nuk është bërë ajo që është premtuar po në këto vite janë ndërmarrë reforma të guximshme që askush deri më sot nuk i ka bërë. përveç reformës së energjisë, ai tha se ëhstë bërë reforma e pensioneve, pro dhe e mënyrës së re të tatimeve qoftë për biznesin qoftë për punonjësin.