https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Stop vjedhjes së energjisë" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka dhënë shifra alarmante të vjedhjes dhe humbjes së energjisë në vend. Duke mbledhur një task force enkas për të reformuar sistemin e shpërndarjes së energjisë Rama tha se ne 91% te kontratave që CEZ ka me konsumatorët ata rezultojnë që të jenë debitorë, ndërsa muaji dhjetor u mbyll me një bilanc negativ ku 55% e energjisë së blerë rezulton të jetë vjedhur. Duke vendosur në krye të kësaj task force zv/kryeministrin, Rama kërkoi edhe ndihmën e prokurorisë që të ndërhyjë në momentin që energjia vidhet. Deri në tetor të këtij viti humbjet në rrjetin e shpërndarjes kanë shkuar në 36% të të gjithë energjisë që CEZ ble, kjo si shkak kryesor ka amortizimin e rrjetit. Ky nivel nuk llogarit këtu dhe muajt nëntor dhe dhjetor të cilët kanë humbjet më të mëdha për shkak të motit të keq. Vlera e humbjeve është pothuajse në të njëjtat nivele kur shtetit shqiptar i hoqi licencën kompanisë çeke që bënte shërbimin e furnizimit me energji.

Share This Video


Download

  
Report form