http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesat e ekzagjeruara në kosto të kompanisë kineze që do të ndërtonte rrugën e Arbrit ishin arsyeja kryesore që komisioni i negocimit të kontratës mori vendim për skualifikim. Vizion Plus ka zbardhur vendimin zyrtar të institucioneve, ku evidentohet refuzimi për shkak të kostove të larta jo vetëm për ndërtimin e rrugës.. Shoqëria kineze ?China State Construction? kishte kërkuar që të përjashtohej nga taksat dhe tatimet, për aq kohë sa do të ndërtonte këtë vepër publike, një fakt ky që e bënte edhe më të lartë koston përfundimtare të saj.?Përjashtimi i kërkuar nga pagimi i taksave dhe tatimeve dhe çdo detyrimi tjetër ndaj shtetit shqiptar, nuk mund të pranohet pasi legjislacioni fiskal shqiptar, synon trajtimin fiskal të barabartë të të gjitha subjekteve të tij, me qëllim krijimin e kushteve konkurruese, ndërsa në vetvete procesi i realizimit të këtij përjashtimi do të ishte jo natyral dhe shumë i vështirë, në mos i pamundur për t?u aplikuar në praktikë.?Edhe pse shteti shqiptar i kishte kërkuar palës kineze të rishikonte projektin me synim reduktimin e kostove, kompania nuk kishte reflektuar asnjë nga sugjerimet.?Komisioni doli në përfundimin se edhe në propozimin e rishikuar nga shoqëria kineze, nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë reflektuar vërejtjet thelbësore të parashtruara nga pala jonë, çka e lë propozimin e rishikuar në të njëjtat parametra të papranueshëm. ? Kostoja e ndërtimit shumë e lartë? kosto ndihmëse, administrative dhe kosto konsulence shumë të larta? kërkese për përjashtim total nga pagimi i taksave dhe tatimeve? për këtë arsye, komisioni vendosi të mos paranojë ofertën.?Zyrtarisht, sipas llogaritjeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, rruga e Arbrit me një gjatësi prej 26.9 km do të kushtonte 200 mln euro, por mesa duket kompania kineze kishte ofruar 300 milionë pa taksa dhe tatime. Nuk ka ende nje vendimmarrje se kush do ta ndërtojë këtë rrugë, por një kompani shqiptare ka shfaqur interes për ndërtimin e saj.