http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ben Blushi, kryetar i LIBRA-s, ka prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun Dibër. Gjatë takimit, ai u kujtoi qytetarëve premtimin e pambajtur, sipas tij, të qeverisë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.?Çfarë i beri Edi Rama paratë e rrugës se Arbrit e dini? Ja dha Gjushit per beton ne Durrës. Ja dha atij kryetarit te Elbasanit qe i ka bere pllaka qe jane thyer dhe shpresoj t?i bien ne koke ne 25 Qershor. Ja dha krimineleve ne Kavaje dhe Shukriut ne Dibër. Këto janë paratë e rrugës se Arbrit. I beri rrush e kumbulla per ti ndare me shokët e vet te krimit. Nuk mundet Dibra te votojnë Edi Ramen. Është e pamundur ne qoftese ka qytetare qe besojnë te ligji, drejtësia, e vërteta, qe besojnë se ky vend nuk duhet te vidhet e korruptohet, se te rinjtë nuk duhet te mbeten skllevër ne parcela kanabisi nuk duhet te votojnë me Edi Ramen. Do ishte fatale per ne vend qe i ka dhëne kaq shume lavdi Shqipërisë pas 200-300 vjetësh ti mbetet peng nje bande ne emër te korrupsionit.?Po ashtu, Blushi ka prezantuar kandidatët për deputetë edhe në Kukës, ku tha se partia që drejton ka dale ne këto zgjedhje per te mbrojtur shqiptaret nga korrupsioni, vjedhja dhe dhuna e kësaj qeverie. Ndërkohë që në Rrëshen, u kërkoi mirditoreve te mos votonin partitë e vjetra, pasi te gjitha kane te njëjtën qasje.