Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ashtuquajturi nga mediat greke ?Escobar i Ballkanit?, Klement Balili thyen heshtjen për akuzat e ngritura ndaj tij, duke i cilësuar si arbitrare dhe të pavërteta.
Ai thotë në një letër për gazetën greke ?Ethnos?, se nuk ka asnjë provë që e lidhin atë me trafikun e drogës.
Balili: E gjithë historia, siç kam e lexuar unë nëpërmjet avokatin tim Alexis Kougias, është e stisur dhe nuk ka prova kundër meje, por vetëm një skenar të ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht pa lidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai person kishte sjellje të jashtëligjshme.
Unë jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është avokat, është një anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama.
Balili deklaron se pavarësisht se në media thuhet se ka një urdhër arresti ndërkombëtar, ende nuk ka asnjë dosje të ardhur ndaj tij në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klement-balili-flet-per-mediat-greke-akuzat-ndaj-meje-te-sajuara-ska-prova/