Report TV - Kokëdhima: Akuzat e Lu ndaj meje intriga të politikanëve të Tiranës

Report TV 2016-11-04

Views 1

TIRANE - Ish-deputeti Koço Kokëdhima i cilësoi akuzat e ambasadorit amerikan ndaj tij, si intriga të politikanëve të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Kokëdhima tha se akuzat janë tërësisht të pavërteta dhe sipas tij janë ndikuar nga njerëzit që goditën mandatin e tij në Kushtetuese.

"Kurrë nuk kam pasur funksione shtetërore përveç këtyre më pas se 3 viteve kur isha deputet në jug të vendit. Këto deklarata krejtësisht të pavërteta të bëra nga ambasadori Lu janë të ndikuara nga ata njerëz që goditën mandatin tim dhe nga arsenali i jashtëzakonshëm i shpifjeve dhe intrigave të politikanëve të Tiranës, të cilët nxijnë njëri-tjetrin, sa në një ambasadë, në një tjetër. Fatin e karrierës time në politikë nuk do ta vendosin intrigat dhe goditjet e ulëta të politikanëve të Tiranës. Vetëm qytetarët e këtij vendi do ta vendosin të ardhmen time në politikë."- deklaroi Kokëdhima.

Share This Video


Download

  
Report form