Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, e ka cilësuar sulm politik kërkesën e kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandatit të tij, për një vepër penale të padeklaruar në formularin bazë për procesin e dekriminalizimit.
Peçi: Kryeprokurori ka dalë dhe bën fushatë politike. Unë jam në disponibël të ligjit. Para disa ditësh kam qenë në polici, kam dhënë edhe shenjat e gishtave. Di të them që kundravajtja penale që përbën vepra ime në qoftë se quhet vepër penale, është vetëm një gjobë e një dogane makine.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e-prokurorise-termet-peci-llalla-fushate-politike-ndaj-meje/