Gjermania është vendi me rritjen më të madhe të volumit tregtar për vitin 2016. Deri në muajin Shtator importet nga Gjermania janë rritur me 81%, duke arritur në 40 miliardë lekë nga 26 miliardë lekë që ishin një vit më parë.
E dhëna vjen përmes raportit për tregtinë me jashtë të publikuar sot nga INSTAT. Paralelisht është rritur edhe volumi i eksporteve nga ky vend, ndonëse në masë më të moderuar prej 20%. Ndërkaq Gjermania mbetet partneri i dytë i Shqipërisë përsa i përket volumit tregtar, pas Italisë e cila zë vendin e parë me 36,5 % të totalit.