Ora News – Bujqësia, Rama: U rritën eksportet, Paloka: Po! U rrit eksporti i kanabisit

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka replikuar dhe debatuar me deputetët e Partisë Demokratike, mbi investimet në sektorin e bujqësisë.
Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës për degradim të sektorit bujqësorë, duke theksuar se ky sektor në tre vite ka njohur ndryshim rrënjësorë jo vetëm në investimet infrastrukturore për dhe në politikat mbështetëse ndaj fermerëve.
Rama: Cila është taksa që i është rritur fshatit? Fshatit i rritur rimbursimi i TVSH-së mbi prodhimin bujqësor. Ju e kishit 6% rimbursimin e TVSH-së për prodhimet bujqësore, ne e kemi 20%.
Me kryeministrin replikoi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili tha se produktet bujqësore shqiptare nuk janë konkurruese ndërsa taksoi se në këtë sektor nuk ka investime duke përmendur dhe subvencionet për fermerët.
Bode: Kryeministri nuk thotë dot asgjë për bujqësinë. Është aq kaos. Sot në pjesën më të madhe fermerët mendojnë për tregun dhe kjo është sfida në fakt që i kërkohet qeverisë suaj dhe qeverive. Këtë sfidë nuk e përballojnë dot qeveritë, prandaj vijnë këtu dhe tregojnë barsoletën. T?i japësh alternativë fermerit sot: merr kredi që të mbijetosh kjo është jo normale.
Por kryeministri tha se eksportet e produkteve bujqësore shqiptare si asnjëherë tjetër në 3 vitet e fundit janë rritur, duke konkurruar sipas tij dhe në tregjet ndërkombëtare. Kreu i qeverisë ka theksuar se, sot fermerët janë organizuar, duke bërë prodhimin më vete dhe shitjet së bashku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-eshte-rritur-eksporti-i-kanabisit-rama-jeni-cirku-ne-fshat/

Share This Video


Download

  
Report form