Debati pa mikrofon Rama-Dogjani- Paloka: Unë përshesh..., po ti ha...

Report TV 2015-09-23

Views 8

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama debatuar me deputetë të opozitës, kryesisht Edi Palokën dhe Asllan Dogjanin. Shqiptarja.com iu sjell më poshtë të zbardhur debatin që nuk dëgjua nga mikrofoni i Parlamentit.

Debati pa mikrofon në Parlament
Edi Rama: Kështu siç e keni nisur, besoj vërtet se nuk keni parë gjë akoma e çfarë nuk do shihni në këtë parlament.
Edi Paloka: Atë e besojmë dhe ne.
Asllan Dogjani: Lëri llogjet. Mbaj fjalën që u ke dhënë shqiptarëve për rilindje ekonomike.
Taulant Balla: Ulu ti, ulu.
Asllan Dogjani: Mos më thuaj ti ulu.
Edi Rama: Ti Asllan, me atë emër që ke ik dhe apliko për nënshtetësi gjermane.
Asllan Dogjani: Jam krenar për emrin tim.
Edi Rama: Është e lehtë të kthehesh nga shqiptar në gjerman. Sidomos kush ka ikur nga Ps tek PD, e ka të thjeshtë këtë punën e shtetetësisë.
Sali Berisha: Vazhdo punën, lëri fjalët.
Edi Paloka: Ka filluar fushatën ky
Edi Rama: Me ty besoj e mbylla herën e fundit me përsheshin. Nuk di sa e ke kohën sot. Sa përshesh do hash në darkë.
Edi Paloka: Unë përshesh...po ti ha atë....atë që e dinë të gjithë që e ha përditë
Edi Rama: Përshesh me garuzhde të madhe madje, se jeni dy në një tenxhere.
Edi Paloka: Ty të duhet të ndihmosh veten kur arrin në shtëpi...
Asllan Dogjani-Valentina Leskajt: Kam një kërkesë
Edi Rama-Dogjanit: Ti ik në ambasadë gjermane. Atje bëji kërkesat, jo këtu.
Asllan Dogjani-Ramës: Ik ti në Gjermani se mbase të pranojnë se ke emër abstrakt.

Share This Video


Download

  
Report form