Report TV - Paloka: Rama po përgatitet të sjellë Koçon Ministër Turizmi

Report TV 2017-02-21

Views 0

Nga foltorja e Kuvendit i pari që mori fjalën këtë të enjte ishte kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka. Ai ndër të tjera u shpreh së kryeminstri Rama pas heqjes së mandatit Kokëdhimën po përgatitet ta kalojë ministër Turizmi

Sipas Palokës, Rama kërkon që ta shfrytëzojë këtë reformë si komardare të problemeve të qeverisjes së tij, ndërkohë që vijon kërcënimet ndaj sistemit të drejtësisë.

?Me këtë reformë në drejtësi mendoni se keni kapur komardaren dhe do i shpëtoni problemeve evidente. Rama vijon ti bëjë presion gjykatave, ai nuk e do reformën në drejtësi. Reforma mbetet në letër pa vullnet. Rama kërcënon gjyqtarët për të nxjerrë kriminelët dhe të mos dënojë oligarkët. Shqiptarët e shohin se kush e zvarrit reformën në drejtësi. Ministrat dridhen nga kjo reformë? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form