Premiera e dytë e sezonit të ri artistik "Familja Tot? ngjitet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar me regjinë e Andia Xhungës. Është një premierë që luhet me fantazi dhe interpretim nga aktorët më të njohur të karrierës.
Kjo komedi brilante e autorit hungarez Orkeny Istvan zhvillohet me një humor fin, batuta komike mbresëlënëse dhe emocione. Ngjarjet në komedi nisin ditën që në "Familjen Tot" vjen për vizite komandanti i djalit dhe ai i torturon me kërkesat e tij të veçanta.