Aktori Indrit Çobani ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku përveç shfaqjeve të tij në teatër foli edhe për familjen.
Çobani i cili prej vitesh është i martuar me regjisoren Andia Xhunga me të cilën ka edhe dy djem tha se familja për të është mbi të gjitha.
Aktori rrëfeu se është njohur me Andjan që kur kanë qenë studentë dhe zbuoi se hapat e tij të parë si aktor i ka nën regjinë e saj.
Përmes një videomesazhi bashkëshortja e tij tha se e ka ëndër të jetë një herë aktorja e tij ose të luajnë të dy bashkë në skenë, ndërkohë që Çobani i premtoi publikisht se do ti rikthehet regjizurës në teatër.
?Unë me Andjan kemi bërë disa shfaqje. Hapat e mi të para si aktor janë me regji të Andjas, ajo është njeriu që më ka linçuar si aktor dhe kam marë edhe çmime me shfaqjet e saj.
Ne e kemi të ndarë raportin personal me atë profesional. ?Familja Tot?, ka qenë shfaqja më e madhe. Andja është shumë këmbëngulëse. Ajo është ndihmesë e madhe për mua sepse dimë se çfarë ndjesie të shkakton premiera e një shfaqje. Por kur dalim nga teatri i vëmë gërshërën dhe kemi ekujlibër të mirë për ti ndarë këto dy raporte. Unë dhe Andja jemi njohur kur kemi qenë studentë, jemi diplomuar për regjizurë të dy. Ne kemi dy djem Ameli djali i madh 10 vjeç dhe Manuel është 3 vjeç. Ameli ka patur disa angazhime në shfaqjet për fëmijë. Unë i krijoj kushte për tu marë me sport por i takon atij të vendosë për atë që do të bëjë. Shfaqjet në teatër të marin shumë energji, por siç e thash ne pasi ikim e ndërpresim këtë raport. Familja është më e rëndësishmja për ne. Ne mundohemi të jemi pranë njërit-jetrit kur kemi punë?, tha Çobani.