Ora News – Avokatët “shtyjnë” Lazaratin, s’paraqiten në 8 seanca

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka dështuar për të tetën herë në Gjykatën e Krimeve të Rënda çelja e proçesit për 11 të pandehurit e akuzuar për ngjarjet në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.
Mungesa e avokatëve ka bërë që edhe seanca e kësaj të mërkure të mos zhvillohet.
Në këto kushte, Gjykata njoftoi se do të vërë në dijeni Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ndërkohë që prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për të akuzuarit.
Njëmbëdhjetë të rinjtë akuzohen se si pjesë e një grupi të strukturuar u organizuan për të larguar policinë nga Lazarati në mënyrë që të nisnin kultivimin e kakabisit në fshat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/avokatet-shtyjne-lazaratin-sparaqiten-ne-8-seanca/

Share This Video


Download

  
Report form