A1 Report - Shtyhet seanca e Arben Frrokut avokatet kërkuan pamjet filmike

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Shtyhet seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Frrokut i cili kërkoi që pamjet filmike të itinenarit Tiranë - Korçë, në të cilat shfaqet makina e biznesmenit Frroku, t'i kalojnë për shqyrtim edhe palës mbrojtëse.

Pamjet filmike të itinerarit të Frrokut, të sekuestruara nga Prokuroria u vendos t'i jepen edhe palës mbrojtëse. Ndërsa Arben Frroku kërkoi që përpos Tonin Prengës të mbrohej edhe nga avokati tjetër, Genc Gjokutaj.

Seanca e radhës u caktua të mbahej nga Gjykata e Krimeve të Rënda për më 26 Mars.

Biznesmeni Arben Frroku akuzohet për vrasjen në derën e shtëpisë të kryekomisarit Dritan Lamaj, në orët e mbrëmjes në datën 24 shkurt 2013, krim të cilin i akuzuari e ka mohuar.

Share This Video


Download

  
Report form