Është shtyrë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj ish deputetit Mark Frroku për vrasjen e ndodhur në Belgjikë, në të cilën është përfshirë edhe Kristian Marinaj.
Senaca e sotme është shtyrë, pasi ky i fundit nuk është paraqitur në seancë, ndonëse nga Hollanda ka lëshuar një prokurë ndaj avokatit të tij Vladimir Meçe në mënyrë që ai t?a përfaqësonte.
Në këtë seancë ka qenë i pranishëm edhe deputeti Mark Frroku.