Ora News – “Mbetjet” AKIP: Çdo amendament, është tradhëti qytetare

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit parlamentar i LSI Petrit Vasili zhvilloi një takim me përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Mbetjeve, ku ambjentalistët parashtruan argumentet e tyre kundër ligjit që i hap rrugë importit të plehrave. Vasili e ka konsideruar këtë takim si ditë reflektimi ndaj ligjit i cili është rikthyer për shqyrtim në parlament nga Presidenti Nishani. Ambjentalistët thanë se do të vazhdojnë protestat dhe çdo ndyrshim në do të ishte pabesi ndaj qytetarëve.
Petrit Vasili, Kreu i Grupit Parlamentar i LSI priti në takim përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve pas kërkesës së këtyre të fundit për tu takuar me grupet parlamentare të gjithave partive. Në përfundim të takimit Z.Vasili tha se dëgjesa me këtë grupim qytetarësh të shqetësuar shërben jo vetëm për të njohur argumentet e tyre por dhe për të reflektuar.
Vasili: ?Nga dëgjimi i vëmendshëm lindi dhe reflektimi i cili është një argument delikat,imponon një seriozitet të lartë shoqëror në radhë të parë, dhe si i tillë është mirë që mbas dëgjimit të jemi akoma më të ndërgjegjshëm për gjithçka që lidhet me fenomenin, zgjedhjet ligjore dhe gjithçka tjetër që lidhet me to. Të gjithë të jemi të qetë, si politikanë e qytetarë për të gjitha vendimet që marrim për sot dhe për nesër?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-takon-ne-1300-perfaqesuesit-e-akip-per-ligjin-e-mbetjeve/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS