Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthimi në kuvend i ligjit ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve? ka nxitur sërish shoqërinë civile t?i bëjnë thirrje deputetëve të mos e votojnë ligjit gjatë shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare.
Dorian Matlia: ?Ne do presim një moment qetësie që qeveritarët të reflektojnë ashtu sic kërkoi presidenti sot, por nuk do ta lemë në asnjë moment që qeveria mos ndjejë trysninë e qytetarëve. Shqipëria është e jona dhe të gjithë bashkë mund ta bëjmë realitet që Shqipëria të mbetet pa plehra të importuara. Ne jemi bashkëpunues me këdo që vullnetin e mirë ti thotë jo importit të plehrave. Nuk jemi bashkëpunues me askënd që mendon ndryshe.?
Për përfaqësuesit e AKIP, dekretimi nga presidentin Nishani për kthimin e ligjit për diskutim nuk ishte surprizë, por ata parlajmëruan surpriza nga reagimet qytetare duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit te protestave ose referendum.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-akip-qeveritaret-te-reflektojne-trysnia-qytetare-do-vazhdoje/