http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Profetë te rreme i ka quajtur kreu i OSBE ne Tiranë Bernd Borshard misionaret fetare qe predikojnë radikalizmin dhe ndasitë fetare. Gjate një konference kundër ekstremizmit te dhunshëm ne Elbasan, ai tha se keta pseudoklerike mundohen te influencojnë tek te rinjtë. Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Sandër Lleshi tha se në vend nuk ka ekstremizëm të dhunshëm, por tendenca ekziston. Po shkaqet e sjelljeve radikaliste sipas kreut te komunitetit musliman Skënder Bruçaj, nuk janë vetëm tek bashkësitë fetare. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i mendimeve dhe gjetja e zgjidhjeve për ta trajtuar këtë fenomen që në rrënjë.