http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekstremizmi i dhunshëm nuk njeh kufij dhe Shqipëria është e angazhuar per ta parandaluar dhe luftuar atë. Ne nje fjalim ne sesionin e Këshillit te te Drejtave te Njeriut ne Gjeneve, shefi i diplomacisë shqiptare konfirmoi se vendi ynë eshte fokusuar veçanërisht ne përpjekjet per te parandaluar radikalizmin e grupeve te margjinalizuara, me vëmendje te posaçme tek te rinjtë. ?Shqipëria konfirmon angazhimin per te qene pjese e iniciativës se Këshillit per te parandaluar ekstremizmin e dhunshëm. Vendi ynë ka ne fokus parandalimin dhe luftën ndaj kërcënimeve terroriste, bazuar ne harmoninë fetare dhe bashkëpunimin e shkëlqyer edhe me liderët fetare. Kemi nje strategji per te luftuar ekstremizmin e dhunshëm me fokus jo vetëm ne masat e ashpra, por edhe te buta, siç eshte edukimi per te parandaluar radikalizimin e grupeve te margjinalizuara, veçanërisht te rinjtë?. Bushati theksoi gjithashtu se Shqipëria i kushton vëmendje te veçante edhe mbrojtjes se te drejtave te minoriteteve, shkelja e te cilave shpesh ka çuar ne konflikte, apo mosmarrëveshje. Respektimi i këtyre te drejtave ka krijuar ura komunikimi mes fqinjëve. Ministri Bushati nënvizoi se situata e te drejtave te njeriut ne disa zona te botes si Siri, apo Irak eshte alarmante, ndërsa tërhoqi vëmendjen per islamofobine e disa grupeve politike.