http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dom Ernest Troshani drejtuar ketë të hëne meshën e parë nën petkun e kardinalit. Ka qenë një nga festat e veçanta që ka kryeqendra e veriut, ?Zoja e Shkodrës? e mbajtur në katedralen e ?Shën Shtjefnit?. Kardinali Troshani bëri thirrje për t?u bashkuar në lutje pa dallim feje, për ditë më të mira për vendin. Pas meshës, besimtarët ndoqën koncertin në skenën e improvizuar në oborrin e katedrales, ndërsa kambanat e kishës shënuan edhe nisjen e spektaklit të fishekzjarrëve që ndriçonin qiellin e Shkodrës. Historia e Zojës së Shkodrës nis që me 25 prill 1467 kur ikonën e Shën Mërisë me Jezusin fëmijë e larguan nga kisha pranë kalasë së Rozafës drejt Italisë. Këshilli i katërt i Peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës ?Pajtore të Shqipërisë?.