Dom Ernest Simoni Troshani, ekzorcisti i shumëkërkuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar 18 muaj, qe nga dita kur Ati i Shenjte Papa Francesku krijoji Kardinalin e dyte ne historinë e Shqipërisë, Dom Ernest Simon (Troshanin).



Qe nga ajo kohe Kardinali shqiptar është shndërruar ne nje prej klerikëve me te vlerësuar ne boten katolike. Por veç jetës se tij, kardinali shqiptar ngjall interes edhe per dhuntinë e tij, ate te ekzorcizmit. Qe prej 19 nëntorit 2016 Dom Ernest Simoni (Troshanit) i eshte dashur qe te shkëputet nga Shqipëria e te zhvendoset ne Firence. Këtu vlerësimi per te është disa here me i madh se ne Shqipëri, aq sa konsiderohet nje privilegj vendosja e tij ne kete qytet, edhe nga kryetari i bashkisë.

 

?Është një nder i madh për ne edhe pse e gjithë Firence mund të konsideroi Kardinal Simonin si një bir të qytetit tonë. U prit me krahët hapur dhe kam parë që shumë qytetar e duan shume Kardinalin dhe besoj që ai përfaqëson një urë të humanitetit mes Shqipërisë dhe Italisë, e në veçanti mes besimtarëve katolik të Shqipërisë dhe atyre të Italisë.?

 

Vuajtja per mbi 20 vite ne burgjet e komunizmit, është vetem nje ane e asaj cfare e ben interesante historinë e kardinalit shqiptar. Ai është i njohur tashme ne te gjithë Italinë e jo i vetmi ekzorcist ne bote qe mund te bej lutjen e tij dhe nëpërmjet telefonit.



Dëshmitë per fuqinë e tij si ekzorcist janë te shumta ne Shqipëri, ku dhjetëra persona, shprehen se fal lutjes se tij ne mënyre te çuditshme, gjendja e tyre eshte përmirësuar. Fama per fuqinë e Kardinalit shqiptar, ka kaluar kufijtë.



Per te shprehur falënderimin sopranoja, Paola Occhi zgjodhi te mbaje nje koncert ne ambientet e Kishës se San Carlo-s ne Firence. Kisha e cila si per rastësi ruan nje nga reliket e Shën Padre Pio-s.

Share This Video


Download

  
Report form