http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është 25 prilli i vitit 1993! Papa Gjon Pali i Dyte hyn ne Kishën e Shën Ndoit ne Shkoder ku mban edhe meshën solemne. Vetëm 2 mije persona paten privilegjin te përzgjidheshin per te ndjekur meshën, e mes tyre edhe kjo grua këtu e cila është fiksuar nga kamerat. Kjo është Katrina Shala 21 vite nga ajo dite. Gruaja qe sot është 72 vjeç, ka rrëfyer per Vizion Plus përjetimet e asaj dite. Besimtarja katolike i ka ende te freskëta emocionet, kur mori ftesen per te vajtur ne Shkodër e per te pare nga afer Papa Vojtilen. Ish-mësuesja e shkollës fillore, e cila edhe pse me origjine nga Shkodra jeton qe prej viteve ?60 ne kryeqytet, e ka te forte lidhjen me besimin. Aq sa kur e pyet se cfare ndjeu kur pa Papa Vojtilin nga afer atë 25 Prill, Katrina nuk e kursen mallëngjimin. Fatkeqësisht përveç këtyre imazheve te turbullta te vitit 1993, Katrina nuk ka asnjë fotografi nga ajo dite. Megjithate, ajo eshte e bindur se do ta kete nje tille, por nga 21 Shtatori i këtij viti, pasi besimtarja do te shohe nga afer nje tjeter Pape. Ajo shprehet se diten e ardhjes se Papa Françeskut do te jete ne sheshin ?Nene Tereza? per te ndjekur meshën, ne vizitën e tij ne Shqipëri qe ajo e sheh si nje bekim.