Rroga minimale rritet 36%, shpërblim pensionistëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vizitës në Washington delegacioni i Ministrisë së Financave akoma nuk ka një draft final se sa do të rriten pagat dhe pensionet, megjithatë ?Vizion Plus? ka mësuar se vlera që do të zerë në buxhet kjo rritje është 10 miliardë lekë, ose 100 milion dollarë, ku 70 do të shkojnë për pagat dhe 30 për pensionet. Kreu i financave Arben Ahmetaj, e ka prezantuar përpara përfaqësuesve të fondit këtë rritje, si reformë në administratë për të rritur efiçencën e saj. Mësohet se FMN ka këshilluar Shqipërinë se nëse do të rritë performancën e administratës, duhet ta bëjë me pagat mesatare dhe jo me rritjen e pagave të vogla. Qeveria ka vendosur që të rritë me 36% rrogën minimale. Ky nivel, do të shkojë nga 22 mijë lekë në 30 mijë lek, dhe do të ketë efekte detyruese dhe për sektorin privat. Rritja mesatare mendohet të jetë në nivelin 10%, por kjo do të përshkallëzohet sipas kategorisë së punonjësve. Ai që merr më pak do të ketë rritje më të lartë. Këto kufij do të diskutohen me misionin e ekspertëve të FMN-së që do të mbërrijë në 17 tetor. Me ekspertët, kohën më të madhe të diskutimeve duket se do ta zërë rritja e pensioneve. Rritjen e pensioneve, delegacioni shqiptar ia ka prezantuar si reformë të re për pensionistët, e cila do të indeksohet në bazë të inflacionit. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka ngritur dhe një grup pune për të rikonceputar peshën në shportën e konsumit. Në fund të vitit është menduar që kësaj kategorie tu jepet dhe një shpërblim prej 3 mijë lekësh, ndërsa administrata do të vijojë ta marrë në bazë të performancës të më të mirit.

Share This Video


Download

  
Report form