Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm 6 ndeshje arriti të përballojë dhe tapeti i blertë i ?Loro Boriçit? del jashtë funksioni. Dëmtimi i pësuar ka bërë që federata të detyrohet të nisë rikonstruksionin e tij. Ndërhyrja e parë po bëhet nga punonjësit e bashkisë me korrjen e barit dhe më pas në pjesën më të madhe të fushës do të bëhet mbjellja nga e para.
Për 1 muaj nuk do të luhet asnjë ndeshje dhe në zonë janë shtuar forcat e policisë private me qëllim ruajtjen e këtij impjanti.
Përfaqësuesi i FSHF Pal Dajçi e quan proçedurë normale këtë ndërhyrje, duke e justifikuar me mbjelljen e barit për stinën e dimrit që është me rezistent.
Por një gje e tillë nga burime brenda federatës thuhet se nuk ishte parashikuar, ndërsa dëmtimi i pësuar ka qënë i madh, gjë që u pa në ndeshjen me Spanjën, lojtarët e së cilës patën jo pak ankesa.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/loro-borici-mbyll-dyert-deri-ne-nentor/