Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pedagogët e Fakultetit të Histori- Filologjikut kanë bojkotuar sot auditoret duke qenë pjesë e një greve një ditore kundër ligjit të arsimit të lartë.
Ata kërkojnë anulimin e këtij ligji si dhe rrëzimin e disa VKM-ve që cënojnë lirinë dhe autonominë e universiteteve publike.
Vendimi për këtë grevë u mor në Asamblenë e këtij universiteti të premten e kaluar ndërsa sot do të mblidhet sërish për të vendosur mbi vijueshmërinë e grevës.
"Pedagogët nuk kanë hyrë as në ambiente te fakultetit" informoi gazetarja e Ora News, Nertila Dosti.
Nga ana tjetër as studentët nuk kanë ndalur protestën që vijon prej disa javësh.
LSA na sjell foto nga ajo çfarë po ndodh paraditen e sotme në këtë fakultet
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/filologjiku-mbyll-dyert-vec-studenteve-edhe-pedagoget-sot-greve-njeditore