Shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të udhëtojnë lirisht drejt vendeve të Bashkimit Europian të paktën deri më 1 Gusht.
Këshilli Europian publikoi në faqen zyrtare në internet vendimin, ku nuk përfshin asnjë nga shtetet e rajonit në listën e vendeve për të cilat hiqen masat kufizuese të lëvizjes për shkak të pandemisë së COVID-19, ku sërish Shqipëria është lënë jashtë.
Ndryshe nga vendimi i mëparshëm i fillimkorrikut, kësaj here vendeve që nuk u lejohet të lëvizin drejt BE-së iu bashkohen edhe Serbia dhe Mali i Zi. Listës së vendeve jo-anëtare që u hiqen kufizimet e udhëtimit në kushtet e pandemisë u shtohen vende afrikane si Algjeria, Maroku, Ruanda e Tunizia. Po ashtu aty përfshihen tashmë edhe Kina, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Gjeorgjia, në total 13 vende.
Krahas Kinës që është subjekt i masave të reciprocitetit, për këto vende thuhet se vendimi u mor pas përmirësimit të situatës së koronavirusit. Kufijtë mbyllur me vendet e rajonit i mban edhe Greqia, që në dallim në vendet e tjera të unionit, e lejon hyrjen pa kufizim vetëm në aeroportin e Athinës, të shtetasve rezidentë në Greqi dhe vende të tjera të Bashkimit Europian. Vendimi për kufijtë rinovohet çdo dy javë në bazë të ecurisë së situatës së pandemisë në vendet përkatëse jo-anëtare.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/