Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton drogë të llojit kanabis sativa në zonën e Afidnes, ndërsa ka prangosur 7 shtetas midis të cilëve 6 shqiptarë dhe një shtetas grek, i cilësuar si baroni i drogës për gjithë Europën.
Droga është gjetur në një magazinë e paketuar, ndërsa një kamion I ngarkuar me të ishte gati për të nisur rrugëtimin për tu nisur drejt Europës veriore.
Mediat vendase dhe autoritetet raportojnë se sasia e madhe e kanabisit kishte mbërritur në Greqi nga Shqipëria me kamion dhe kishte destinacion vendet e tjera të BE.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar sasinë e konsiderueshme të drogës, ndërsa nuk bëhet I ditur identiteti I personave të arrestuar. Sipas burimeve zyrtare të cituara nga mediat greke në këtë magazinë kryheshin të gjitha proceset e përpunimit dhe paketimit të marijuanës.
Po sipas mediave vendase, policia nisi hetimet pas dyshimeve për transferta të mëdha parash tek personat që e kishin në pronësi këtë magazinë.
Një muaj më parë e njëjta sasi droge u sekuestrua nga autoritetet greke gjatë një operacioni të finalizuar në brigjet e Mesologjit, ku autoritetet raportuan se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion Patrën në Greqi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/857850/