Ka nisur sot në të gjithë vendin viti i ri akademik 2016-2017 ku në auditore janë ulur 120 mijë studentë në universitetet publike dhe ato private.
Ky vit i ri akademik ka nisur jo me të gjithë studentët që kanë aplikuar për ciklin e parë të studimeve pasi rreth 40% e maturantëve ende nuk kanë shpallur fitues për shkak se, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në universitete do të jetë data 27 tetor.