Viti i ri Akademik, Nikolla: Epokë e re, s'ka censurë në auditore

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Plot 162 mijë studentë dhe mbi 10 mijë pedaogogë në të gjitha universitetet shtetërore të vendit nisën sot vitin e ri akademik universitar 2013-2014.

Nga Fakulteti i Ekonomisë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duke uruar studentët për vitin e ri akademik, premtoi një epokë të re universitare, ku auditoret nuk do të nënshtrohen por dhe studentët dhe pedagogët nuk do të diskriminohen nga bindjet politike.

"Sot hapet një epokë e re unviersitare, e mos nënshtrimit të auiditoreve. Nga sot në çdo universitet jashtë orëve të mësimit mund të ketë bashkëbisedime me politikanë të opozitës dhe qeverisë. Asnjë dekanat nuk do të vendoset nën presion. Asnjë student apo pedagog nuk do të diskriminohet për bindejt e tij politike. Shkolla është e depiolitizuar dhe kjo do të ruhet me shumë fanatizëm"- nënvizoi ministrja Nikolla.

Ministrja premtoi se do të jetë në krah të studentëve kur të protestojnë, dhe premtoi çlirimin e territorit të Fakultetit të Ekonomisë nga godina 5 katëshe.
"Jam dhe do të jem gjithmonë krah jush edhe kur protestoni për kërcënimin e hapësirave tuaj. Shpresoj që dhe gjykata të na dëgjojë. Premtoj se do ta çlirojmë nga prania e padëshiruar e atij ndërtimi pa leje "

Share This Video


Download

  
Report form