Ka nisur sot në të gjithë vendin viti i ri akademik 2016-2917 ku në auditore janë ulur 120 mijë studentë në universitetet publike dhe ato private.
Ky vit i ri akademik ka nisur jo me të gjithë studentët që kanë aplikuar për ciklin e parë të studimeve pasi rreth 40% e maturantëve ende nuk kanë shpallur fitues për shkak se, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në universitete do të jetë data 27 tetor.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa ka uruar studentët në këtë vit të ri akademik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku ishte e shoqëruar dhe nga Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.
Nikolla ka thënë se këtë vit të ri akademik kanë qenë studentët ata që kanë përcaktuar skemën e pranimeve në universitete.
?Ndjehem e emocionuar që rikthehem në Universitetin ku kam studiuar. Sot fillojnë vitin e ri akademik 120 mijë studentë. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta? tha ajo.