Në vazhdën e takimeve në Greqi, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka kulmuar vizitën e tij me një takim në zyrën e kryeministrit Aleksis Tcipras. Sic bën të ditur Emiljano Aleksi, këshilltari për mediat i Metës, biseda mes të dyve është përqëndruar në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.
Por i ndalur tek disa plagë që shënon historia mes dy vendeve, Meta u shpreh:
?Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona.