Report TV - Meta: Reforma shkon në Kuvend edhe pa vullnetin e PD

Report TV 2016-06-14

Views 3

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së LSI se, insiston për arritjen e konsensusit mes PD dhe PS. Kryetari i LSI theksoi se forca politike që ai drejton ka insistuar që në krye të herës për konsensusin e reformës në drejtësi.

Gjithashtu, Meta shtoi se është e pakuptimtë dhe qesharake të hidhet në referendum kombëtar reforma në drejtësi për vetëm një pikë të draftit ku palët s'bien dakord. Kreu i LSI kërkoi votimin e reformës në Kuvend edhe nga opozita, ndërsa shtoi se s'ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme.

Share This Video


Download

  
Report form