Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Agrikulturën të Senatit Amerikan, Senatori Pat Roberts.
Gjatë këtij takimit, Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e Meta në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve.