Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste dhe njëherësh bashkëkryetar në komisionin për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla ka deklaruar se Partia Demokratike është kundër votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përsa i përket kërkesës së opozitës për numërim elektronik, ai u shpreh se në Shqipëri pala humbëse do të kërkojë sërish numërim manual edhe nëse miratohet sistemi i ri i numërimit.
Balla është ndalur edhe te procesi i financimit të partive politike duke kërkuar transparencë brenda partive politike.
"Procesi i financimit të partive duhet të jetë shumë transparent dhe adoptuar, jo vetëm brenda partive, por edhe KQZ.
Shqipëria nuk duhet të bëjë përjashtim nga financimi qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë nga sponsorat.
Pjesa e financimit nga sponsorët duhet të jetë me emra konkretë.
Partia Demokratike ka na kundërshtuar për votën e emigrantëve, por ne nuk heqim dorë, se kur do të realizohet nuk dihet.