Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PS do të këmbëngulë tek propozimi i saj për ti mundësuar emigrantëve shqiptarë të drejtën e votës. Këtë e mbështetën edhe partitë e vogla që zhvilluan një takim me nënkryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Balla: Këto 40 parti politike mbështesin tërësisht propozimin tonë për të garantuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Çështja e dytë për të cilën diskutuam është decentralizimi i qendrave të votimit dhe të KZAZ-ve.
Megjithatë PS ka një aleat të madh në bashkëqeverisje, LSI dhe Balla shprehet i bindur se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Balla: Duam ta vazhdojmë aleancën tonë për Shqipërinë Europiane; kemi filluar një proces bashkëqeverisjeje në vitin 2013 dhe jemi të gatshëm që këtë aleancë ta vazhdojmë edhe në vitin 2017, dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kembengul-te-propozimi-per-garantim-te-votes-se-emigranteve/