Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e vitit 2017 duket se nuk do të jetë i mundur për shkak të kohës së pakët në dispozicion dhe mungesës së infrastrukturës teknike. Kryetari i Komisionit të Posaçëm i reformës zgjedhore, Taulant Balla, u shpreh se është e rëndësishme që zgjedhjet të mos rezikohen për shkak të problematikave teknike, ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve, deputeti i PS u shpreh optimist se në qershor 2017, ata do të mund të zgjedhin Qeverinë e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-votimi-elektronik-seshte-i-mundur-vota-e-emigranteve-po/