Ka nisur Maratona "Tirana 2016" ku marrin pjesë rreth 1 200 vrapues. Maratona nisi në orën 09:10 nga Muzeu Historik Kombëtar dhe do të vijojë përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës, deri rreth orës 14:00.
Kategoria më e gjatë e kësaj maratone është ajo Half Marathon prej 21 km, në të cilën garon edhe atletja e njohur, Luiza Gega.
Në këtë maratonë marrin pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në Maratonën e Tiranës (nisja u bë përpara Muzeut Kombëtar) marrin pjesë 4 kategori: Fun Run ? 1km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike ? 2 km, për personat paraplegjikë; Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj; Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.