Report TV - Projektligji,ushtarakët e punonjësit e inteligjencës,si ndryshojnë pensionet

Report TV 2016-10-04

Views 0

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin që u jep pension suplementar edhe Agjencisë së Inteligjenës, por edhe një grup tjetër ish-ushtarakësh. Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koci u shpreh para deputetëve, se ky ndryshim us hërben disa ish-ushtarakëve që deri më sot nuk kanë qënë pjesë e skemës. Këtë projektligj e kanë votuar edhe deputetët e opozitës.

Po çfarë përmban ky projektligj? ?Duke qenë se ligji nr.65/2014, ?Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes?, parashikon që: ?Punonjësi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), përveç përfitimeve që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, gëzon të drejtën e përfitimeve të tjera shtesë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në legjislacionin përkatës për sigurimet shoqërore suplementare ?? propozohet ky projektligj, me anë të të cilit punonjësit civilë të AISM-së përfshihen në skemën e trajtimit sipas sigurimeve shoqërore suplementare. Punonjësit ushtarakë të AISM-së janë përfitues, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, duke qenë se kanë statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura.

Share This Video


Download

  
Report form