Zbardhet emri dhe fotografia e shtetasit turk që dyshohet se ishte pritësi i kontinierëve me 3 milionë e 50 mijë cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, të cilat kishin mbërritur nga porti Mersin i Turqisë drejt Shqipërisë.
Hetimet e prokurorisë së Durrësit kanë zbuluar se kjo dërgesë e madhe cigaresh kontrabandë ka qënë në survejim dhe nga një agjenci inteligjence angleze, e cila monitoron rastet e kontrabandimit të duhanit në porte. Ka qenë pikërisht kjo agjenci angleze që ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, e cila më pas ka vendosur të hapë kontinjerin e mbushur me koli cigaresh, të cilat në Durrës qëndronin për gati 5 muaj. "Shqiptaja.com" sjell ekskluzivisht fotografinë e njeriut që mendohet se ka qenë porositësi i sasisë tepër të madhe të cigareve nga Turqia në Shqipëria.