Opozita ka dyshime mbi vërtetësinë e kërcënimit të kryeprokuroit Adriatik Llalla. Kjo ka bërë që deputetët socialistë Qefalia dhe Çuko, ta mendojnë edhe një herë para se ta thërrasin kreun e akuzës në komisionin e Sigurisë Kombëtare së bashku me kreun e SHISH-it dhe drejtorin e Policisë së Shtetit.
Të enjten e kaluar para seancës plenare Komisioni i Sigurisë në një mbledhje pa mediat ka diskutuar mbi këtë kërcënim dhe kërkesën e dy deputeteve socialistë për një seancë dëgjimore me kryeprokurorin.