A1 Report - Do ta "vulosë" apo jo arsimin e lartë? Nishani dëgjon akademikët

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Ndërsa mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ligjin e shumëdebatuar të arsimit të lartë, presidenti Bujar Nishani ka dashur që para se ta dekretojë ose jo ligjin, të mbajë një takim me akademikë e profesorë per tu njohur me rezervat e tyre për këtë ligj.

Ajo që pritet me interes është qëndrimi që do të mbajë kreu i shtetit pas këtij takimi, nëse do të miratojë ligjin e votuar nga parlamenti apo nëse do ta rikthejë për shqyrtim fillestar në Kuvend.

Kreu i shtetit Bujar Nishani tha se vendimi i tij do të jetë kushtetues dhe jashtë çdo debati politik.

"Përpara se të shprehem përmes dekretit dhe duke qëndruar tërësisht jashtë debatit politik, si president i republikës duke marrë së pari përgjegjësit institucionale. Presidenti është interpretuesi i parë i kushtetutës është në detyrën dhe tagrin kushtetues të kreut të shtetit për të garantuar tek qytetarët shqiptarë liritë dhe të drejtat bazë, ku e drejta për arsim përbën një nga elementët më të rëndësishëm social-kulturor do të dëshiroja që në këtë frymë të merrja mendimin dhe gjykimin tuaj dhe arsyeja e ftesës ka qenë e drejta kushtetuese e presidentit i cili e ka përgjegjësi që për çështje të rëndësishme të interesit të qytetarëve shqiptarë të kërkojë dhe të marrë mendime.Së pari, garantimin e të drejtave të kushtetutës, të drejtën e arsimit, së dyti autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Jam i nderuar të kem një audiencë profesorësh dhe akademikësh. Vlerësimin e kam shumë të sinqertë për të gjithë stafet akademike, dhe duke i drejtuar si kreu i shtetit një mesazh inkurajues edhe studentëve", tha Nishani.

Presidenti i Republikës ka një përgjigje edhe për shqetësimin e kryeministrit për pedagogët që vrapojnë pas pagave duke u punësuar në disa universitete. Por pedagogët e pranishëm në këtë tryezë I bënë një apel kreut të shtetit që të mos dekretojë një ligj, përmes të cilët sipas tyre ligjërohet katrahura që i është bërë sistemit arsimor në 25 vjet.

Share This Video


Download

  
Report form