TIRANË - Ndërsa mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ligjin e shumëdebatuar të arsimit të lartë, presidenti Bujar Nishani ka dashur që para se ta dekretojë ose jo ligjin, të mbajë një takim me akademikë e profesorë per tu njohur me rezervat e tyre për këtë ligj.
Ajo që pritet me interes është qëndrimi që do të mbajë kreu i shtetit pas këtij takimi, nëse do të miratojë ligjin e votuar nga parlamenti apo nëse do ta rikthejë për shqyrtim fillestar në Kuvend.
Nishani: Përpara se të shprehem përmes dekretit dhe duke qëndruar tërësisht jashtë debatit politik, si president i republikës duke marrë së pari përgjegjësitë institucionale.
Presidenti është interpretuesi i parë i kushtetutës është në detyrën dhe tagrin kushtetues të kreut të shtetit për të garantuar tek qytetarët shqiptarë liritë dhe të drejtat bazë, ku e drejta për arsim përbën një nga elementët më të rëndësishëm social-kulturor do të dëshiroja që në këtë frymë të merrja mendimin dhe gjykimin tuaj dhe arsyeja e ftesës ka qenë e drejta kushtetuese e presidentit i cili e ka përgjegjësi që për çështje të rëndësishme të interesit të qytetarëve shqiptarë të kërkojë dhe të marrë mendime.
Së pari, garantimin e të drejtave të kushtetutës, të drejtën e arsimit
Së dyti, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë
Jam i nderuar të kem një audiencë profesorësh dhe akademikësh.
Vlerësimin e kam shumë të sinqertë për të gjithë stafet akademike, dhe duke i drejtuar si kreu i shtetit një mesazh inkurajues edhe studentëve.