Report TV - Projektligji i deputetëve të PS-LSI:Të importohen mbetje jo të rrezikshme

Report TV 2016-07-19

Views 0

Një projektligj i ri i depozituar në Kuvend nga 3 deputetë të mazhorancës, kërkon ndryshimin e ligjit për mbetjet, duke lejuar importin e tyre.

Projektligji i cili është hartuar nga Ministria e Mjedisit ne bashkëpunim me Shoqaten e Ricikluesve, është firmosur nga deputetet e PS-së, Eduart Shalsi e Ervin Bushati dhe deputeti i LSI-së, Bujar Derveni. Ky propozim ka për qëllim që rrëzojë një ndër vendimet e para të qeverisë ?Rama? në vitin 2013, i cili ndalonte çdo lloj importi të mbetjeve urbane, inerte etj.

?Akti i propozuar rikthen të drejtën e importit të mbetjeve në vend.?, - thuhet në relacionin e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin, "Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve".

Propozimi parashikon që në Shqipëri të importohen vetëm mbetje urbane e inerte jo të rrezikshme, duke lënë në fuqi ndalimin për importin e lëndëve kimike dhe llojeve të tjera.

?Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte. Importimi i mbetjeve, është i mundur vetëm me autorizim të ministrit?, thuhet në nenin 3 të projektligjit.

Sipas projektligjit të propozuar, një ndër argumentat kryesor pse duhet të lejohet importi i mbetjeve, ka të bëjë me rreth 35 mijë të punësuar në fushën e riciklimit si dhe me dëmin ekonomik që i ka shkaktuar vendimi i 2013-s i qeverisë ?Rama?.
Projektligji do të diskutohet në sesion e ardhshmë parlamentar dhe ende nuk dihet nëse ka marrë miratimin e qeverisë dhe të deputetëve të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form