Report TV - Kompanitë ajrore dëmshpërblim deri 4,600 euro për vonesat

Report TV 2016-09-29

Views 1

Kompanitë e fluturimeve do të mbajnë përgjegjësi në rastet e vonesave që u shkaktojnë pasagjerëve, por edhe në rastet e humbjes apo të dëmtimit të bagazheve.

Ministria e Transporteve ka hedhur për konsultim publik Kodin e ri Ajror, i cili përcakton që kompania përgjegjëse për vonesën mund t?i paguajë dëmshpërblim pasagjeri deri në vlerën 4,600 euro.

Po ashtu, Transportuesi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në rast shkatërrimi, humbjeje ose dëmtimi të bagazheve të dorëzuara kur këto veprime ndodhin në bordin e avionit apo gjatë periudhës, në të cilën bagazhi i dorëzuar është në përgjegjësinë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form