Report TV - Qeveria jep deri në 99 vjet me një euro prona në zona turistike

Report TV 2016-03-03

Views 0

TIRANË - Pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit mund t?u u vihen në dispozicion privatëve për zhvillimin e projekteve në turizëm, por vetëm me Vendim të Këshillit të Ministrave, rast pas rasti. Kjo është vendosur në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Afati i përdorimit të pronës shtetërore mund të shkojë deri në 99 vjet, sipas VKM-së.

Dokumentacioni
Kërkohet që subjekti kërkues të mos jetë në proces falimentimi dhe kapitalet e tij të mos jenë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit; nuk duhet të ketë një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata, ose të mos ketë një marrëveshje me kreditorët apo ndonjë procedurë tjetër të ngjashme;

Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, si person juridik, ortak apo aksionar i shoqërisë. Nga anatjetër, duhet të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, kontributeve të sigurimeve shoqërore, në Shqipëri, apo në vendin e origjinës.

Share This Video


Download

  
Report form