Implementimi i pajisjeve të reja fiskale duke filluar nga korriku i vitit 2020 dhe futja në përdorim e faturës elektronike sipas përfaqësuesve të kasave fiskale do të rrisë ndjeshëm kostot për biznesin. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Ekonomisë kompanitë e kasave kanë deklaruar se kostoja për biznesin do të jetë mbi 1200 euro.
?Mirëmbajtja e një softi është mujore ka nga 5 mijë lek të reja në muaj dhe tutje.? ?Ju jeni duke thënë që mirëmbajtja e softit do të jetë rreth 5 mijë lek të reja në muaj që do të thotë do të jetë 60 mijë lek të reja në vit?? ?Vetëm hapja e biznesit në momentin e parë të sistemit të integruar vete rreth 1265 euro dhe ka dhe pluse të tjera. Tek ne e kemi blerë softin 1000 euro dhe kontrata e mirëmbajtjes është 350 euro në vit.?
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Financave, e cila përgënjeshtron një kosto të tillë. Sipas zëvendësministrit të Financave Elton Haxhi barra mbi biznesin do të jetë shumë më e ulët se ajo që është aktualisht.
?Investime në pajisje fiskale aq sa janë deklaruar sot në komision ne nuk kemi pasur ndonjëherë. Kostot e vetme që do të ketë biznesi është mirëmbajtja dhe certifikata elektronike vazhdojnë në 7 deri në 9 euro në muaj. Kjo është kostoja e vazhdueshme. Dhe kostoja finale ende nuk ka ndonjë artikulim sa do të jetë. Biznesit do i shtohej kostoja në rast se do të ndryshonim memorien fiskale. Ne nuk do e bëjmë këtë ndryshim. Kjo bën diferencën mes aplikacionit të ri dhe kasave të reja? tha zëvendësministri Elton Haxhi.